Het podium voor de beeldende kunstenaar hnkf.nl
KJO PIKTURE QENDRON NE KOLEKSIONIT TE ARTIT NE PENZA, RUSI
Sado që të shkruajmë për Shefqet Avdush Eminin, duhet të jemi të arsyeshëm.
Ky artist dha një kontribut të rëndësishëm në fushën e artit figurativ. Shefqeti bëri emër të madh në botë. Talenti i tij u lajmërua që në fëmijëri si nxënës i shkollës fillore, po ashtu si nxënës i mirë për artet edhe në shkollën e mesme, vazhdoi rrugëtimin e artit, edhe si nxënës ishte pjesëmarrës i shumë ekspozitave kolektive e personale. Talenti i tij e bëri të mundur të bëhet anëtar i shoqatës së piktorëve Zef Kolombi, e pas kryerjes së studimeve u bë edhe kryetar i shoqatës Zef Kolombi në Ferizaj për katër vite me radhë. Me ketë talente që kishte ai u regjistrua në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë. Gjatë studimeve talenti i tij avancoi me një kolor të pasur e famor dritë hijedhe bënte piktura të mrekullueshme. Vazhdimisht ishte pjesëmarrës i ekspozitave kolektive e personale. Si student ka qenë njeri ndër më të mirët prej gjithë gjeneratës së tij në Akademinë e Arteve, dhe me atë kohë ka qenë asistent i profesorit Anton Gllinajti. Pas përfundimit të Akademisë filloi të punoi në arsim, mirëpo veprat e tij ishin shumë të rëndësishme dhe me vlera të larta artistike e kombëtare. Faktori për tu larguar nga vendi i punës dhe angazhimi në pikturë të cilat e irrituan sistemin e atëhershëm. Shefqetin e kërkonin që ta arrestojnë iu kufizua lëvizja e lirë si qytetar dhe u shtua ndjenja për t’u larguar nga ky vend. Dhe me vendosmëri dhe guxim vendosi të largohet nga vendlindja dhe iku në Holandë. Në Holandë talenti i tij bëri që qysh në fillim të bëhet pjesëmarrës në shumë ekspozita ndërkombëtare, dhe falë talentit të tij ai u bë i njohur dhe i pranuar shumë shpejt në mesin e njerëzve të artit. Kështu qe fillimi i tij ishte shumë i suksesshëm. Nga këtu filluan ekspozitat ndërkombëtare dhe mori pjesë edhe në shumë simpoziume ndërkombëtare, përmendim vetëm disa që ishin më të rëndësishmet që u mbajtën në shumë vende të Evropës. Që nga fillimi i emigrimit ai u bë i barabartë me artistët e njohur holandez dhe ekspozonte veprat e tij në galeritë më të njohura të galerive në shumë vende dhe muze si të shumtë si në Liver, Paris, London. Ku do që u prezantua veprat e tij bënin jehonë si në Holandë, e më gjerë. Shefqeti u bë shumë i njohur dhe i pranuar nga publiku dhe institucionet kulturore të shtetit ku jeton. Ai ishte shumë i angazhuar në fushën e artit. Shefqeti ishte artist me shumë punëtor, e ndihmoi shumë artin në Holandë dhe kontribuoi shumë në artin modern bashkëkohor, tani është në nivelin e artistëve shtetërore. Pas Holandës filloi të merr pjesë në ekspozita shumë ndërkombëtare qysh herët dhe në shumë vende të botës. Kështu që puna e Shefqetit gjendet në galeri të ndryshme nëpër botë në institucione shtetërore po ashtu në shumë vende të botës nëpër koleksione permanente në muze të ndryshëm në botë. Emri i Shefqetit ekziston në libra të atyre muzeve ku gjendet puna e tij e përhershme, po ashtu është në librin e Gjeniut, në librin e artit botëror dhe në libra të ndryshme që mësohen nëpër shkolla e që ruhen nëpër muze të ndryshëm. Shefqeti është prezantuar shumë vite me radhë edhe në Koloni të artit ndërkombëtare, festivale të artit ndërkombëtare dhe në shumë simpoziume ndërkombëtare, ku dihet Shefqeti ka qenë prej artistëve me të suksesshëm dhe veprat e tij me i dalluar nga vlera për teknikë, shprehja e guximshme dhe e fuqishme, kudo që është prezente në këto ngjarje. Që ka eshte me e rëndësishmja se Shefqeti është i pranuar jo vetëm në Evropë por në tërë botën si artist me një fuqi të jashtëzakonshme dhe është në librat e historisë së artit. Me artistin Shefqet Avdush Eminin, për veprat dhe kulturën e tij të lartë ne krenohet përherë kultura jonë mbarë kombëtare. Shefqeti edhe pse është shtetas i Holandës, kudo që është prezentuar ka shprehur identitetin kombëtar, me arsyen që të kontribuoj sa më shumë për kulturën tonë kombëtare.
Artist
27-7-2020
Weergaven: 10
Tags:
Het Nederlands Kunstenaars Forum
© 2025 Gemaakt door hnkf.
Verzorgd door
.
Wordt lid van Het Nederlands Kunstenaars Forum